Petkoviçit i ndalohet sërish hyrja në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i132524-petkoviçit_i_ndalohet_sërish_hyrja_në_kosovë
Drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, sot i është ndaluar vizita në Kosovë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 28, 2022 08:35 Europe/Tirane
  • Petkoviçit i ndalohet sërish hyrja në Kosovë

Drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, sot i është ndaluar vizita në Kosovë.

Sipas mediave vendase, Petkoviçit është hera e nëntë radhazi që i është ndaluar hyrja në Kosovë, që nga fillimi i vitit të kaluar. Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç i është ndaluar sërish sot hyrja në Kosovës, ashtu si dje. Në muajin korrik Petkoviç iu ndaluar 2 herë hyrja në Kosovë. Ai i bëri thirrje Prishtinës dhe BE-së që të reflektojnë nëse mendojnë të vazhdojnë bisedimet me Beogradin në Bruksel. Sipas tij Beogradi është i gatshëm të bisedojë dhe të shkojë në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi me Kosovën. Petkoviç vazhdon të insistojë se kryeministri kosovar Albin Kurti po shkel të gjitha marrëveshjet.