‘Është ditë e demokracisë’, Albin Kurti voton në zgjedhjet e Lëvizjes Vetëvendosje
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i132526-Është_ditë_e_demokracisë’_albin_kurti_voton_në_zgjedhjet_e_lëvizjes_vetëvendosje
Partia më e madhe në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje po mban zgjedhjet e saj të brendshme këtë të diel.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 28, 2022 12:05 Europe/Tirane
  • ‘Është ditë e demokracisë’, Albin Kurti voton në zgjedhjet e Lëvizjes Vetëvendosje

Partia më e madhe në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje po mban zgjedhjet e saj të brendshme këtë të diel.

Kryetari aktual i cili është edhe kryeministër, Albin Kurti garon edhe për një mandat katërvjeçar dhe nuk ka asnjë kandidat kundër. Pasi ushtroi të drejtën e votës, Kurti u shpreh për mediat se sot është ditë e demokracisë ku secili anëtar i këtij subjekti do të dëgjohet. “Sot është ditë e demokracisë në LVV-në, për shkak se kemi zgjedhjet e brendshme dhe secili anëtarë i subjektit tonë politikë mund dhe duhet të dëgjohet. Në 46 qendra apo degë të lëvizjes sonë mbahen zgjedhjet për kryetarë të lëvizjes, kryetare të strukturës së re “gratë për VV”, për kryetarët e strukturës të re, rinia për VV, por gjithashtu edhe për nivelet e qendrave apo të degëve në 26 sosh, mbahen zgjedhjet për kryetar të qendrave”, theksoi ai.