Ulet çmimi i naftës dhe benzinës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i132678-ulet_çmimi_i_naftës_dhe_benzinës
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 02, 2022 08:59 Europe/Tirane
  • Ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve.

Çmimi i naftës është ulur me 6 lekë dhe një litër do të shitet në treg me 223 lekë. Ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 198 lekë, duke u ulur me 5 lekë. Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe është 66 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi hyjnë në fuqi sot në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.