Kamberi: Pa trysni nga ndërkombëtarët, Vuçiç nuk firmos marrëveshje me Kosovën
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaroi se pas një trysni adekuate nga faktori ndërkombëtar, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve për të nëshkruar marrëveshje me Kosovën.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Kamberi tha se fjalori agresiv i Vuçiçit, tregon se ai po dërgon një sinjal vendeve perëndimore. “Duhet t’i vijë fundi kësaj loje, por megithatë nuk ka asnjë veprim konkret të diplomacisë perëndimore, për t’i bërë trysni adekuate qeverisë së Serbisë, presidentit serb, që ta ndryshojë kahjen dhe të pranojë këto koncepte. Është shumë e qartë se pa një trysni adekuate, Serbia nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve për të nënshkruar. Akoma e kemi më agresiv fjalorin e vetë presidentit Vuçiç, me thënien e tij se kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Ai ose dërgon sinjal në qarqet perëndimore që kjo nuk do të ndodhë ose e sheh se presioni është mjaft i ngurtë dhe nuk ka trysni”, theksoi Kamberi.