Petkoviç thirrje ndërkombëtarëve: Mbroni serbët në Kosovë
Tetor 06, 2022 06:39 Europe/Tirane
Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka kërkuar nga ndërkombëtarët, që të mbrojnë serbët që jetojnë në Kosovë, pasi sulmet ndaj tyre janë rritur.
Petkoviç tha se shtëpia e një familjeje serbe në Osojan ishte plaçkitur dhe se dy varre ishin përdhosur në Kllokot. “Shtëpia e të kthyerit Ilija Toshiç në Osojan është plaçkitur. Dje janë përdhosur dy varre në Kllokot. Numri i sulmeve kundër serbëve, veçanërisht në jug të Ibrit është në rritje. Kërkojmë nga misionet ndërkombëtare që të angazhohen në mbrojtjen e serbëve në Kosovë”, shkroi Petkoviç në Twitter.
Tags