Vuçiç: Serbia s’përjashtohet nga nafta ruse, përgjigjen tonë e merrni nesër
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133088-vuçiç_serbia_s’përjashtohet_nga_nafta_ruse_përgjigjen_tonë_e_merrni_nesër
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se mendon se Serbia nuk do të përjashtohet nga importi i naftës ruse.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 10, 2022 09:27 Europe/Tirane
  • Vuçiç: Serbia s’përjashtohet nga nafta ruse, përgjigjen tonë e merrni nesër

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se mendon se Serbia nuk do të përjashtohet nga importi i naftës ruse.

Prandaj Vuçiç thotë se po përgatiten të blejnë naftë tjetër dhe për këtë do të flasë nesër kur do të shpallë vendimet e rëndësishme afatgjata për naftën dhe gazin që do të marrë Serbia. “Nesër do të dëgjoni përgjigjen tonë, do të ketë vendime të rëndësishme për Serbinë”, u tha Vuçiç gazetarëve.Ai vuri në dukje se Serbia mund të importojë naftë përmes maunave, por se është shumë më e shtrenjtë dhe ka shumë probleme, prandaj bëhet përmes një tubacioni të naftës.Ai ka theksuar se dikur ka ofruar dhe ka biseduar me kryeministrin e atëhershëm të Kroacisë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë Beograd – Zagreb – Lubjanë, duke pasur parasysh se kjo është rruga më e shpejtë për Serbinë drejt Evropës Perëndimore dhe Qendrore.