Osmani për Asociacionin: Mbështes çdo iniciativë që s’ka kompetenca ekzekutive
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133090-osmani_për_asociacionin_mbështes_çdo_iniciativë_që_s’ka_kompetenca_ekzekutive
“Mbështes çdo iniciativë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 10, 2022 05:57 Europe/Tirane
  • Osmani për Asociacionin: Mbështes çdo iniciativë që s’ka kompetenca ekzekutive

“Mbështes çdo iniciativë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Kush u shpreh në një intervistë për REL, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.“Komunave tashmë u lejohet që të bashkohen në asociacione multietnike, pa kompetenca ekzekutive, pra si OJQ”, theksoi ajo.Osmani deklaroi se në takim me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë në Pragë,  i është kërkuar të intensifikohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.Sipas saj, Serbia do që ta zvarrisë përgjithmonë këtë proces. Kosova dhe Serbia zhvillojnë diskutime në Bruksel nën ndërmjetësimin e BE-së, që nga viti 2011. Procesi i dialogut ka për synim normalizimin e plotë të raporteve.