Rama fluturon drejt Turqisë, takim me presidentin Recep Tayyip Erdogan
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133168-rama_fluturon_drejt_turqisë_takim_me_presidentin_recep_tayyip_erdogan
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar këtë të martë drejt Turqisë për t’u takuar me Presidentin Recep Tayyip Erdogan.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 11, 2022 16:22 Europe/Tirane
  • Rama fluturon drejt Turqisë, takim me presidentin Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar këtë të martë drejt Turqisë për t’u takuar me Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Ende nuk ka asnjë informacion për arsyen e cila ka detyruar kreun e qeverisë shqiptare për të fluturuar drejt Ankarasë një ditë para se të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Turqia i ka premtuar 6 dronë bajrakar vendit tonë që sipas Ramës do të përdoren për shërbime civile.

Por ky takim vjen pak ditë pas mbylljes së shkollë Mehemet Akif, vendim për të cilën qeveria shqiptare është akuzuar se ka marrë direktiva nga Erdogan. Edhe pse këto akuza janë përgënjeshtruar nga kryeministri shqiptar.