Berbock: Pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, s’ka anëtarësim në BE
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133352-berbock_pa_njohje_reciproke_mes_kosovës_dhe_serbisë_s’ka_anëtarësim_në_be
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock ka deklaruar se njohja reciproke e Serbisë dhe Kosovës është e nevojshme dhe se pa të nuk ka anëtarësim në BE.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 15, 2022 04:32 Europe/Tirane
  • Berbock: Pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, s’ka anëtarësim në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock ka deklaruar se njohja reciproke e Serbisë dhe Kosovës është e nevojshme dhe se pa të nuk ka anëtarësim në BE.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gervala-Schwartz, Berbock theksoi se synimi i Gjermanisë është që Ballkani Perëndimor të jetë në fokus të BE-së. Në këtë drejtim, ajo tha se është e rëndësishme që “Kosova dhe të gjitha vendet fqinje të zhvillohen në paqe dhe në mënyrë evropiane”. “Progresi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve është vendimtar, sepse ato zgjidhin çështje praktike që kanë ndikim në jetën e qytetarëve dhe kjo është e nevojshme në rrugën drejt BE-së”, theksoi Berbock. Ministrja e Kosovës tha nga ana tjetër, se paqja në Ballkan është e brishtë dhe se nevojitet një prani më e madhe e BE-së, Gjermanisë dhe NATO-s.