Takimi me Lajçak, Albin Kurti tregon se çfarë diskutuan
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133460-takimi_me_lajçak_albin_kurti_tregon_se_çfarë_diskutuan
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zbardhur takimin me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 17, 2022 08:11 Europe/Tirane
  • Takimi me Lajçak, Albin Kurti tregon se çfarë diskutuan

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zbardhur takimin me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një postim që ka bërë në rrjetin social “Twitter”, Kurti thotë se kanë diskutuar për dialogun e Brukselit. Kurti shprehet se përsëriti angazhimin ndaj kuadrit të përgjithshëm të marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke. “Raporti i KE-së për vendin u vu re si një nga më të mirët në rajon”- shkruan ndër të tjera Kurti.