Pinto: Portugalia do ta përkrah Kosovën në liberalizimin e vizave
Kryetar i i Komisionit për Punë të Jashtëm në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi dhe Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Portugalisë, Sergio Sousa Pinto pas takimit mbajtën konferencë për media.
Në këtë konferencë Abazi tha se përveç liberalizimit e anëtarësimit në BE, përkrahje kanë kërkuar edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Kjo është në vazhdën e një raporti të shkëlqyeshëm që është ndërtuar me vite ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Portugalisë dhe punës së palodhshme që ka bërë ambasada e jonë atje, ne jemi jashtëzakonisht të lumtur me vizitën që delegacioni për politik të jashtme dhe kryetari i komisionit kanë realizuar dhe do vazhdojnë në ditët në vazhdim”, tha Abazi.
Sipas tij ata biseduan për marrëdhëniet bilaterale, për prioritetet e Republikës së Kosovës në politikën e jashtme, që janë liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimi në NATO si pjesë e sigurisë së kontinentit evropian, të gjitha këto janë të përbashkëta me Portugalinë.
Abazi deklaroi se nga ta kanë kërkuar në mënyrë specifike, që Portugalia të na ndihmojë e të na përkrah në këtë rrugëtim tonë me që ndajmë vlerat e përbashkëta të demokracisë dhe sigurisë të Kontinentit evropian, poashtu nga Portugalia kërkuam përkrahje në njohjen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës .
Kurse Sergio Sousa Pinto, deklaroi se shteti i tij do ta përkrah Kosovën në liberalizimin e vizave dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Raportin e Portugalisë me Kosovën, Pinto e quajti si miqësi shumë të vjetër duke përsëritur mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat.
“E ardhmja e Kosovës është në union dhe do ta keni gjithë mbështetjen tonë diplomatike”, tha ai.
Deputetët kosovarë takohen me kolegët e tyre nga Portugalia
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka filluar takimin me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë.
Mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.
RTKlive