Ivan Todosijeviq dënohet me një vit burgim lidhur me deklaratat për Reçakun
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133590-ivan_todosijeviq_dënohet_me_një_vit_burgim_lidhur_me_deklaratat_për_reçakun
Ish-ministri i MAPL-së, Ivan Todosijeviq është dënuar me një vit burgim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 19, 2022 11:45 Europe/Tirane
  • Ivan Todosijeviq dënohet me një vit burgim lidhur me deklaratat për Reçakun

Ish-ministri i MAPL-së, Ivan Todosijeviq është dënuar me një vit burgim.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër tij për veprën penale nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

I akuzuari në periudhën kohore deri sa ishte në pozitën e ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Republikës së Kosovës, me dashje kishte nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.

Ish-ministri i MAPL-së, Todosijeviq kishte deklaruar në mars të vitit 2019 se "arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

Në masakrën e Reçakut, në janar të vitit 1999, ishin vrarë 45 civilë nga ushtria serbe.

RTK