‘I vështirë’, Lajçak tregon detaje nga takimi me Vuçiç
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i134448-i_vështirë’_lajçak_tregon_detaje_nga_takimi_me_vuçiç
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar sot se takimi i një nate më parë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ka qenë i gjatë dhe i vështirë, por i drejtë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2022 03:38 Europe/Tirane
  • ‘I vështirë’, Lajçak tregon detaje nga takimi me Vuçiç

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar sot se takimi i një nate më parë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ka qenë i gjatë dhe i vështirë, por i drejtë.

Sipas tij, palët janë pajtuar që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen.“Llogaris në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve, për të treguar përmbajtje për siguri dhe stabilitet. Dhuna duhet të shmanget”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Twitter.Kjo deklaratë e tij erdhi pasi zyrtarë të Listës Serbe vendosën të largohen nga institucionet e Kosovës, pas vendimit të qeverisë për targat.Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor të zbatojë planin e saj në tri faza për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.