Kurti akuzoi Serbinë se po përpiqet të destabilizojë Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i134542-kurti_akuzoi_serbinë_se_po_përpiqet_të_destabilizojë_kosovën
Kosova ka akuzuar Serbinë se po përpiqet të destabilizojë vendin duke ushtruar presion ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb, që ata të japin dorëheqjen nga postet dhe pozitat e tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 08, 2022 05:56 Europe/Tirane
  • Kurti akuzoi Serbinë se po përpiqet të destabilizojë Kosovën

Kosova ka akuzuar Serbinë se po përpiqet të destabilizojë vendin duke ushtruar presion ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb, që ata të japin dorëheqjen nga postet dhe pozitat e tyre.

Sipas Associated Press, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është në koordinim të ngushtë me Rusinë dhe Kinën dhe po përpiqet të sabotojë bisedimet ndërmjetësuese të BE-së. Pas vendimit të liderëve politikë serbë, të shtunën, 10 deputetë serbë, 10 prokurorë dhe 576 policë në rajonin e Mitrovicës veriore të Kosovës kanë dhënë dorëheqjen e tyre. Vendimi i qeverisë së Kosovës për të hequr gradualisht targat e lëshuara nga Serbia ka zemëruar serbët e Kosovës, shumica e të cilëve nuk e njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.  Anëtarët e pakicës serbe të shtunën lanë punën e tyre në qeveri për të protestuar ndaj masës së qeverisë.  “Serbia është qartazi e interesuar që të sabotojë dialogun dhe çdo marrëveshje”, tha Kurti. Sipas Kurtit, në tre javët e para të nëntorit, rreth 6,300 serbë etnikë që kanë makina me targa të paligjshme do të paralajmërohen. Ata do të gjobiten për dy muajt e ardhshëm dhe për tre muajt e ardhshëm, deri më 20 prill, do të lëvizin vetëm me targa të përkohshme vendore.