Kurti paralajmëron takim me Vuçiç në Paris: Kemi 2 propozime në tryezë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i134644-kurti_paralajmëron_takim_me_vuçiç_në_paris_kemi_2_propozime_në_tryezë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër do të niset për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 10, 2022 07:00 Europe/Tirane
  • Kurti paralajmëron takim me Vuçiç në Paris: Kemi 2 propozime në tryezë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër do të niset për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Ai tha se gjatë kësaj vizite mund të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. “Jam i gatshëm sepse jam i përgatitur dhe gjithnjë i interesuar për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, është shprehur Kurti. Kurti tha se janë dy propozime në tavolinë, një propozim i tij, me kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit si dhe propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së. “Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe paqja e siguria në tërë territorin shkojnë bashkë”, është shprehur Kurti.