Borrell: Kurti dhe Vuçiç nuk u pajtuan për një zgjidhje
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme pas takimit me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç deklaroi se palët nuk u pajtuan për një zgjidhje sot.
“Ne dhamë një propozim për të evituar tensionet, të cilën Vuciç e pranoi, por Kryeministri Kurti ndodhi që të mos e pranojë. Unë presë nga Kosova që menjëherë të pezullojë gjobat në lidhje me riregjistrimin e targave dhe Serbinë që të pezullojë menjëherë lëshimin e targave KM. Ky ishte propozimi, i cili nuk u pranua”, u shpreh Borrell. Ai tha më tej s nuk mund të shërbejë “sundimi i ligjit” si pretekst për eskalim të situatës. “Ky takim ndodhi tre muaj pas takimit të krizës. Nga kriza në krizë. Dhe, kësaj here është më keq se në gusht”, tha përfaqësuesi i BE-së.