Vendimi për vizat e Kosovës, të mërkurën në rend dite
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i135782-vendimi_për_vizat_e_kosovës_të_mërkurën_në_rend_dite
Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të jetë të mërkurën në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së, në Bruksel.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 01, 2022 03:46 Europe/Tirane
  • Vendimi për vizat e Kosovës, të mërkurën në rend dite

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të jetë të mërkurën në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së, në Bruksel.

 Në takimin e këtij grupi, të njohur si Coreper, vendimi pritet të miratohet pa diskutim, pasi për tekstin e tij, vendet anëtare të BE-së janë pajtuar më 22 nëntor, në një takim të këshilltarëve për çështje të brendshme dhe drejtësi. Teksti është përpiluar nga Çekia, e cila ka udhëheqjen aktuale të BE-së, pas disa takimeve të grupeve punuese dhe diskutimeve dypalëshe me vendet që kanë pasur vërejtje.