Osmani e Szunyog, koordinim për Samitin BE - Ballkani Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i135904-osmani_e_szunyog_koordinim_për_samitin_be_ballkani_perëndimor
Në prag të Samitit BE – Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë, presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë Tomáš Szunyog.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 03, 2022 10:32 Europe/Tirane
  • Osmani e Szunyog, koordinim për Samitin BE - Ballkani Perëndimor

Në prag të Samitit BE – Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë, presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë Tomáš Szunyog.

“Ky takim u realizua me qëllim të koordinimit më të mirë në prag të Samitit BE – Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor. Në takim u vlerësua fakti që për herë të parë, ky Samit do të mbahet pikërisht në Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar gatishmërinë e vendeve të BE-së për një angazhim më të madh drejt bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet e rajonit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca.

Në këtë takim, palët diskutuan po ashtu për deklaratën, e cila pritet të miratohet nga pjesëmarrësit në Samit.

“Me këtë rast, ambasadori Szunyog dorëzoi kopjen fizike të ftesës nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel për presidenten Osmani, e cila do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin BE – Ballkani Perëndimor”, thuhet në njoftim.

RTKliv