Lajçak arrin nesër në Beograd, takohet me Vuçiç
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i135992-lajçak_arrin_nesër_në_beograd_takohet_me_vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 05, 2022 05:18 Europe/Tirane
  • Lajçak arrin nesër në Beograd, takohet me Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Takimi është planifikuar në orën 11:00 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit. Lajçak vjen në Beograd pak më shumë se një javë pasi përfaqësuesit e lartë të Beogradit dhe Prishtinës arritën një marrëveshje në Bruksel për targat.