Berisha dakord me Ramën: Samiti është ngjarje historike, ja arsyet
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i135994-berisha_dakord_me_ramën_samiti_është_ngjarje_historike_ja_arsyet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ra dakord me Edi Ramën se samiti i 6 dhjetorit është një ngjarje e jashtëzakonshme historike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 05, 2022 05:18 Europe/Tirane
  • Berisha dakord me Ramën: Samiti është ngjarje historike, ja arsyet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ra dakord me Edi Ramën se samiti i 6 dhjetorit është një ngjarje e jashtëzakonshme historike.

Ka disa arsye sipas kryedemokratit se përse ky samit është me rëndësi. Së pari sepse Europa i bën të qartë Vladimir Putinit se ky territor është i saj dhe ambiciet e tij në Ballkan janë totalisht të papranueshme. “I bën të qartë Edi Ramës se luhatjet e tij midis hegjemonizmit serbo-rus me Ballkanin e Hapur dhe neotomanizmit të ri marrin fund. Kjo është tokë europiane e destinuar për antarësinë në Bashkimin Europian, pra nuk mund të mohohet se mesazhi i këtij samiti është i jashtëzakonshëm, ndaj dhe ne e mirëpresim atë,” – u shpreh Berisha. Ai shtoi se ky samit është i bekuar sepse i jep mundësi popullit opozitar t’u tregojë liderëve europianë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor se çfarë fatkeqësie, sipas tij, përfaqëson Edi Rama.