Po punojmë për takimin Kurti- Vuçiq brenda javësh Video
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i136076-po_punojmë_për_takimin_kurti_vuçiq_brenda_javësh_video
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 06, 2022 10:26 Europe/Tirane
  • Po punojmë për takimin Kurti- Vuçiq brenda javësh Video

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

I dërguari i Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha para gazetarëve se janë duke punuar që takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të mbahet brenda javësh.

“Nuk ka më afate, nuk ka më kriza dhe ne mund të diskutojmë për substancën. Pikërisht për këtë arsye jam këtu për të rikthyer diskutimet tona në normalizim dhe për të diskutuar mbi procesin në hapat e ardhshëm, për t'u siguruar që takimi të jetë i përgatitur mirë dhe ne, vërtetë, besojmë se nuk ka kohë për të humbur”, deklaroi Lajçak.

Ai, tutje, tha se në takimin me kryeministrin Kurti ka diskutuar  mbi situatën në veri të Kosovës dhe për përgatitjen për zgjedhjet lokale, si dhe për çështjen e energjisë, që është ende e pazbatuar dhe që, sipas tij, po punohet që ajo të zbatohet, por edhe për personat e zhdukur.

“Pra, tani kemi situatë normale që është pozitive. Dhe ne duam të kthehemi për të diskutuar për e normalizimin e marrëdhënieve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga gazetari lidhur me kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës dhe, po ashtu, për marrëveshjen që duhet arritur në mars të vitit të ardhshëm, Lajçak tha se për këtë çështje, pra për kthimin e serbëve në institucionet shtetërore në Kosovë,  kam bisedar me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje në Beograd, si dhe tani me kryeministrin Kurti, këtu në Prishtinë, dhe ajo që mund të them është se kemi një vakum serioz institucional, që nuk është mirë as për njerëzit e as për askënd. Ne duam që ata të kthehen në vendet e tyre të punës, këtë dua të dëgjoj nga të dyja palët dhe ne, si BE, do të  jemi të kënaqur nëse mund të ndihmojmë  në përmirësimin e gjendjes në terren.

RTKlive