Vazhdon qasja armiqësore e Shqipërisë ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i136592-vazhdon_qasja_armiqësore_e_shqipërisë_ndaj_iranit
Në vazhdim të qëndrimit armiqësor ndaj Republikës Islamike të Iranit, qeveria shqiptare dënoi me 10 vite burg një shtetas iranian duke bërë pretendime të pavërtetuara.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2022 10:12 Europe/Tirane
  • Vazhdon qasja armiqësore e Shqipërisë ndaj Iranit

Në vazhdim të qëndrimit armiqësor ndaj Republikës Islamike të Iranit, qeveria shqiptare dënoi me 10 vite burg një shtetas iranian duke bërë pretendime të pavërtetuara.

Gjykata speciale e Shqipërisë për trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në një vendim ka akuzuar një shtetas iranian të quajtur "Bijan Poladrag" për "financim të terrorizmit" dhe se është anëtar i një "organizate terroriste". Pretendimet ndaj këtij shtetasi iranian janë lëshuar në kohën kur Shqipëria strehon grupin terrorist MEK dhe në muajt e fundit ka bërë pretendime për sulm kibernetik nga Irani ndaj institucioneve qeveritare të vendit.