KFOR-i rrit numrin e trupave në veri të Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i136716-kfor_i_rrit_numrin_e_trupave_në_veri_të_kosovës
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR deklaroi se gjatë kësaj jave ka dërguar trupa shtesë dhe patrulla në veri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 19, 2022 06:48 Europe/Tirane
  • KFOR-i rrit numrin e trupave në veri të Kosovës

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR deklaroi se gjatë kësaj jave ka dërguar trupa shtesë dhe patrulla në veri.

KFOR tha se rritja e prezencës ushtarake ka nisur që nga muaji tetor, shkruan REL. “Ne po e monitorojmë nga afër situatën në veri të Kosovës. KFOR-i ka aftësi dhe personel për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, në bazë të mandatit tonë që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhej në njoftimin e KFOR-it. Më 15 dhjetor, Serbia i është drejtuar KFOR-it me kërkesën për dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe KFOR-i ka konfirmuar të premten se e ka pranuar kërkesën. Zyrtarët serbë kanë argumentuar se nuk presin që kjo kërkesë t’iu miratohet. Beogradi po ashtu ka thënë se kërkesa është bërë në bazë të Rezolutës 1244.