Kosova synon blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i136808-kosova_synon_blerjen_e_dronëve_bayraktar_nga_turqia
Kosova e ka në agjendë dhe po zhvillon punime për çështjen e blerjeve të dronëve të prodhimit turk, Bayraktar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2022 19:17 Europe/Tirane
  • Kosova synon blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia

Kosova e ka në agjendë dhe po zhvillon punime për çështjen e blerjeve të dronëve të prodhimit turk, Bayraktar.

Kështu tha për agjencinë shtetërore turke të lajmeve Anadolu, ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka. Ai tha se çdo blerje e armëve “do të përdoret vetëm për mbrojtjen e vendit”. “Sigurisht që edhe çështja e dronëve me armë është në agjendën tonë. Lidhur me këtë shteti ynë zhvillon punime çdo herë. Janë realizuar vizita. Presidentja jonë Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i kanë vizituar dronët Bayraktar në Turqi. Ky është proces afatgjatë. Çdo shtet dëshiron të ketë dronët në shtëpi, në magazinën e arsenalit të tij ushtarak”, tha Damka. Megjithatë, ai tha se nuk ka informacione shtesë lidhur me buxhetin që do të shpenzohet apo sa dronë të tillë dëshiron t’i blejë Kosova, pasi këto çështje nuk i përkasin dikasterit që ai drejton. Presidentja Osmani, gjatë vizitës në Turqi, më 26 shkurt të këtij viti kishte vizituar fabrikën e prodhimit të dronëve Bayraktar. Viteve të fundit, Turqia ka ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, kryesisht përmes donacioneve.