Shkatërrimi i një droni të përparuar MQ1 nga Garda Revolucionare
-
Dron i përparuar MQ1
ParsToday - Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike njoftoi në një deklaratë shkatërrimin e një droni të përparuar MQ1 mbi Ngushticën e Hormuzit.
Sipas ParsToday, duke cituar IRNA-n, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike njoftoi në një deklaratë: "Të hënën në mëngjes, një dron i përparuar MQ1 u kap dhe u shkatërrua nga sistemi i ri i mbrojtjes hapësinore të përparuar të Korpusit të Gardës Revolucionare, nën kontrollin e rrjetit të integruar të mbrojtjes ajrore të Iranit, mbi Ngushticën e Hormuzit".
Më parë, Marina e IRGC-së njoftoi në një deklaratë më 10 shtator: "Është goditur një mjet lundrues pa pilot (UAV) armik, me numër trupi 5838 dhe një tip "Sil-Dron", në hyrje të Ngushticës strategjike të Hormuzit".
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip