Erdogan takohet me deputetët e Kuvendit të Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i136844-erdogan_takohet_me_deputetët_e_kuvendit_të_kosovës
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, gjatë vizitës në Turqi, në Kuvendin e Madh Turk është pritur nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 21, 2022 15:07 Europe/Tirane
  • Erdogan takohet me deputetët e Kuvendit të Kosovës

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, gjatë vizitës në Turqi, në Kuvendin e Madh Turk është pritur nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka shkruar për këtë takim në profilin e tij në “Facebook”. “Në Kuvendin e Madh Turk, u mirëpritëm ngrohtësisht nga miku i madh i shqiptarëve, Presidenti Rexhep Taip Erdogan. Mikpritja, modestia, afërsia, janë disa nga tiparet që e karakterizojnë këtë lider të përmasave botërore”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka shkruar se Erdogan u ka thënë deputetëve kosovarë se Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat.

“Turqia është partnere strategjike e cila ka mbështetur pa rezervë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, roli i Presidentit Erdogan është shumë i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, ka shkruar Lushtaku.

RTKlive