Policia e Kosovës po heton rrëmbimin e serbëve në Veri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i136876-policia_e_kosovës_po_heton_rrëmbimin_e_serbëve_në_veri
Policia e Kosovës tha se është duke kryer hetimet e nevojshme lidhur me informacionet dhe raportimet mediale për rrëmbimin e disa qytetarëve serbë në veri të Kosovës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2022 04:20 Europe/Tirane
  • Policia e Kosovës po heton rrëmbimin e serbëve në Veri

Policia e Kosovës tha se është duke kryer hetimet e nevojshme lidhur me informacionet dhe raportimet mediale për rrëmbimin e disa qytetarëve serbë në veri të Kosovës.

Policia tha se është duke i trajtuar këto raste me “seriozitet”, shkruan REL. “Ditëve të kaluara ka pasur informacione, raportime dhe publikime në media lidhur me rrëmbimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e disa qytetarëve serbë nga pjesëtarë të strukturave kriminale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës. Policia nuk bëri të ditur se sa persona dyshohet se janë rrëmbyer apo të keqtrajtuar dhe kur kanë ndodhur këto incidente. Megjithatë, forcat e rendit thanë se tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, kërkojnë ngritjen e kapaciteteve policore për të menaxhuar situatën e sigurisë dhe për të parandaluar “aktivitetet kriminale”.