A duan ende shqiptarët të hyjnë në BE?
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i136980-a_duan_ende_shqiptarët_të_hyjnë_në_be
Shpresa e shqiptarëve që po shkojmë drejt rrugës së anësimit në BE është rritur. Të pyetur nga Barometri ne Euronews Albania nëse presin që Shqipëria të bëhet pjesë e BE në 5 vitet e fundit, nga 2021 kur vetëm 16.4% e shqiptarëve e besonin këtë pohim, në 2022 e besojnë 35.9%, pra 19.5% më shumë se një vit më parë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 24, 2022 04:47 Europe/Tirane
  • A duan ende shqiptarët të hyjnë në BE?

Shpresa e shqiptarëve që po shkojmë drejt rrugës së anësimit në BE është rritur. Të pyetur nga Barometri ne Euronews Albania nëse presin që Shqipëria të bëhet pjesë e BE në 5 vitet e fundit, nga 2021 kur vetëm 16.4% e shqiptarëve e besonin këtë pohim, në 2022 e besojnë 35.9%, pra 19.5% më shumë se një vit më parë.

Një rritje më të lehtë kanë edhe ata që mendojnë se do të anëtarësohemi në BE për 10 vite, nga 29.3% në 2021 kanë shkuar në 32.2%. Edhe ata që cilët mendojnë se do të anëtarësohemi në BE në 15 vitet e ardhshme kanë pasur një rritje shumë të vogël, nga 13.8% në 14%, pra 0.2% më shumë. Nga ana tjetër, numri i atyre që janë pesimistë është ulur. Ata që mendonin se vendit tonë do t’i duhen më shumë se 15 vite për t’u anëtarësuar në BE, nga 14.1% që ishin në 2021 janë bërë 9.5% në 2022. Në ndryshim drastik ka edhe tek ata që mendojnë që dyert e BE nuk do të hapen asnjëherë për ne. Nga 23.6% që kanë qenë në 2021, në vitin 2022 janë bërë 3.5% një ulje me 20.1%. 53.3% e shqiptarëve mendojnë se vendi jonë është më afër anëtarësimit në BE, 20.7% mendojnë se është më larg dhe 20.3% mendojnë se nuk ka asnjë ndryshim. Kur këtyre mendimeve u japim ngjyrime politik, rezulton se nga ata që mendojnë se anëtarësimi është më afër, 73.7% e tyre janë votues të PS dhe 31.2% votues të PD. Tek ata që mendojnë se është më larg 9% janë votues të PS dhe 38.9% votues të PD. Ndërsa tek ata që mendojnë njësoj 16.1% janë të majtë dhe 24.4% të djathtë. Shqiptarët janë pro-europian dhe këtë e vërtetojnë shifrat e këtij sondazhi, pasi 95.9% e shqiptarëve e mbështesin anëtarësimin e vendit tone në BE ndërsa vetëm 0.5% nuk e mbështesin. Për 95.7% të shqiptarëve anëtarësimi në BE është shumë i rëndësishëm, ndërsa vetëm për 0.4% nuk është i rëndësishëm.