EULEX-i mirëpret uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i137352-eulex_i_mirëpret_uljen_e_tensioneve_në_pjesën_veriore_të_kosovës
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mirëpritur uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë në katër komunat veriore pas heqjes së barrikadave ilegale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 31, 2022 15:47 Europe/Tirane
  • EULEX-i mirëpret uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mirëpritur uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë në katër komunat veriore pas heqjes së barrikadave ilegale.

EULEX thekson se prej ditës kur u vendosën barrikadat deri në ditën e largimit të tyre i mbështeti institucionet e sundimit të ligjit të Kosovës në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me KFOR-in.  “Prej fillimit të nëntorit, EULEX-i iu përgjigj kërkesave zyrtare të Policisë së Kosovës duke i shtuar ndjeshëm patrullat vëzhguese të tij 24/7 dhe duke i filluar patrullimet në këmbë nga pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të tij në pjesën veriore të Kosovës për ta monitoruar nga afër situatën e sigurisë në terren. Në njoftim po ashtu thuhet se në përputhje me mandatin e tij, i cili parasheh një monitorim të fuqishëm të gjithë zinxhirit të drejtësisë, EULEX-i është duke e monitoruar nga afër edhe rastin e Dejan Pantiq, për të vlerësuar se si është duke u trajtuar ky rast nga autoritetet e Kosovës.