Viti 2022 u karakterizua me mungesë të rezultateve në dialog
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i137374-viti_2022_u_karakterizua_me_mungesë_të_rezultateve_në_dialog
Mungesa e rezultateve konkrete në dialogun mbi normalizimin e raporteve nё mes tё Kosovёs e Serbisё u reflektua në terren e sidomos nё veri të vendit ku tensionet nisёn nё gjysmёn e dytё tё vitit 2022, por kulmuan nё kёto javët e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 01, 2023 11:11 Europe/Tirane
  • Viti 2022 u karakterizua me mungesë të rezultateve në dialog

Mungesa e rezultateve konkrete në dialogun mbi normalizimin e raporteve nё mes tё Kosovёs e Serbisё u reflektua në terren e sidomos nё veri të vendit ku tensionet nisёn nё gjysmёn e dytё tё vitit 2022, por kulmuan nё kёto javët e fundit.

Nё kuptim takimeve nё kuadёr tё dialogut tё Brukselit, viti filloi nё gusht, paralelisht me fillimin e tensioneve nё mes tё Prishtinёs dhe Beogradit.

Tё gjitha takimet e zhvilluara gjatë vitit nё kuadër të dialogut, kishin pёr qёllim menaxhimin e tensioneve nё terren, teksa prodhoheshin krizat e reja pёrfshirё edhe atё tё cilёn Brukseli e quajti krizën mё serioze prej viti 2013 – daljen e serbёve lokal nga tё gjitha institucionet vendore. Ndёrkohё, barrikadat nё veri u kthyen.

Falё dialogut, nё vitin 2022 u eliminua pengesa e udhëtimeve e qytetarёve nё Kosovё e Serbi sepse liderёt u pajtuan qё tё heqin dorё nga lёshimi i dokumenteve tё pёrkohёshme, raporton RTKlive.  

Ndёrsa çёshtja e targave, u hoq pёrkohёsisht nga tryeza e bisedimeve dhe u la tё trajtohet nё kuadёr tё asaj qё quhet ‘Marrёveshja e Madhe’.

Ky vit shёnoi edhe ndryshimin e qasjes sё evropianëve nё procesin e dialogut i cili po zhvillohet pёr gati 12 vite.

Nga i ashtuquajturi lehtësues shumё vjeçar qё udhёhiqej nga parimi i ambiguitetit konstruktiv, Bashkimi Evropian i mbёshtetur nga dy shtete mё tё fuqishme tё bllokut: Gjermania e  Franca, doli mё nё fund me plan konkret pёr dialogun tё cilin liderёt e Kosovёs dhe Serbisё e pranuan nё fund tё verёs.

Plani nё fjalё me shpresё do miratohet nga palёt nё pranverё tё viti qё vjen, por arritja e kёsaj marrёveshje nuk nёnkupton edhe pёrfundimin e procesit tё bisedimeve.

Ky vetёm plotëson marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, identifikon parimet si palёt duhet t’i qasen procesit tё normalizimit tё marrёdhёnieve por edhe përcakton drejtimin e bisedimeve nё tё ardhmen. E negociata do vazhdojnё jo vetёm gjatё 2023 pёr edhe pёr shumё vite tjera.