Shëndetësia me sfida edhe më 2023
As gjatë vitit që lamë pas, sigurimet shëndetësore nuk u funksionalizuan, shërbim ky për të cilin qytetarët kanë shumë nevojë, ndërkaq ekspertët e shëndetësisë e shohin edhe si mundësi të mirë për stafin shëndetësor i cili do të mundësonte ngritjen e pagave për ta.
Ngecje e këtij sektori ishte edhe dorëheqja e ministrit Rifat Latifaj, ku kjo ministri mbeti nën udhëheqje me ushtruese detyre për më shumë se dy muaj.
Ligji për Sigurimet Shëndetësore u miratua tetë vite më parë, por në praktikë nuk u zbatua asnjëherë.
Qytetarët mbetën në pritje të secilës Qeveri që t'i funksionalizojë këtë shërbime, por asnjë hap nuk u bë as gjatë vitit që e lamë pas.
Analisti i shëndetësisë, Ilir Hoxha, thotë se nga qeverisja aktuale e shëndetësisë nuk ka parë ndonjë iniciativë për shtyrje para të zbatimit të sigurimeve shëndetësore.
"Problemi më i madh ka qenë që prej vitit 2014 që u aprovua e deri tash ka pas hapa shumë të vegjël dhe ma shumë në letër se sa në praktik një prej te mdhajave ka qenë themelimi i fondit për sigurime shëndetësore por nuk ka pas por realisht nuk ka pas lëvizje substanciale për më organizu skemën e sigurimeve shëndetësore", tha Hoxha.
Se cilat procese të këtij viti në shëndetësi vlen të përmenden, përfaqësuesit e kësaj ministrie nuk kanë pranuar të flasin, por një nga ngecjet ishte dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi ende pa u mbushur një vit nga emërimi në këtë pozitë.
Këtë vakum institucional përfaqësues nga lëvizja Fol e quajnë të dëmshëm.
"Kjo është një hendikep, sepse një pozitë me u.d nuk mundet të ketë kompetencë të plotë...", tha Mexhide Demolli, drejtoreshë ekzekutive “FOL”.
Pas më shumë se dy muaj, u riemërua Arben Vitia, i cili ishte dorëhequr nga kjo pozitë në tetor 2021 për të kandiduar për kryetar të komunës së Prishtinës.
Por, pasi nuk i fitoi zgjedhjet ai nuk u kthye në këtë dikaster.
"Problematike ka qenë fakti kur i njëjti kishte kaluar nga sektori privat në sektorin publik por edhe ne këtë rast shumë elemente janë të paqarta dhe për këtë arsye acjensia për parandalimin e korrupsionit duhet që ta trajtoj këtë rast në të kundërtën nëse ka pas konflikt interesi kalimi nga ministria e shëndetësisë në një sektor privat", tha - Gzim Shala nga IKD.
Shpresë për shërbime më të mira për vitin 2023 është ndarja e buxhetit në vlerë prej 296 milionë euro, rreth 100 milionë më shumë se vitin e kaluar, ndërsa 80 milionë janë ndarë për mbulimin e listës së barnave esenciale.
RTK