Sulmohet në Serbi, një autobusi me mërgimtarë nga Kosova
Janar 08, 2023 08:19 Europe/Tirane
Një autobus me bashkatdhetarë nga Kosova është sulmuar mbrëmë me gurë në Serbi.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në pronarët e autobusit. Ata thanë se sulmi ndodhi teksa autobusi ishte duke udhëtuar në drejtim të Gjermanisë.
Sipas tyre, nga ky sulm me gurë nuk ka të lënduar, derisa është thyer xhami i autobusit.
“Një autobus që ishte nisur nga Kosova në drejtim të Gjermanisë është sulmuar në territorin e Serbisë. Për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar, përveç dëmeve materiale, ku është thyer xhami i autobusit”, thanë ata.
RTK
Tags