Kurti: Propozimi franko-gjerman i jep stabilitet një marrëveshjeje me Beogradin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i137808-kurti_propozimi_franko_gjerman_i_jep_stabilitet_një_marrëveshjeje_me_beogradin
Propozimi evropian për marrëveshje me Beogradin përfshin koncepte universale që e bëjnë marrëveshjen të qëndrueshme, por Beogradi nuk po dërgon sinjale se është i gatshëm ta pranojë atë, tha sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 09, 2023 09:46 Europe/Tirane
  • Kurti: Propozimi franko-gjerman i jep stabilitet një marrëveshjeje me Beogradin

Propozimi evropian për marrëveshje me Beogradin përfshin koncepte universale që e bëjnë marrëveshjen të qëndrueshme, por Beogradi nuk po dërgon sinjale se është i gatshëm ta pranojë atë, tha sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se mirëpret faktin që ka “koncepte universale si hyrje në atë propozim; integritet territorial, sovranitet, pavarësi, barazi, shtet ligjor, demokraci, vetëvendosje, kështu që të gjitha këto përmenden aty, dhe gjuha universale jo vetëm që kontribuon në parim, por i jep edhe qëndrueshmëri marrëveshjes”. Kurti tha se propozimi franko-gjerman apo propozimi i Bashkimit Evropian mbështetet nga SHBA-të dhe është një bazë e mirë, por pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd në fillim të nëntorit, ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç tha se Serbia e refuzon një propozim të tillë.