Rama fton për darkë liderët shqiptarë të RMV-së, zbulohet arsyeja
(last modified Tue, 10 Jan 2023 07:02:44 GMT )
Janar 10, 2023 08:02 Europe/Tirane
  • Rama fton për darkë liderët shqiptarë të RMV-së, zbulohet arsyeja

Rama fton për darkë liderët shqiptarë të RMV-së, zbulohet arsyeja

x Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi raportoi nga Shkupi se sipas informacioneve jo zyrtare, temë e bisedës do jetë procesi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, e cila nuk mund të miratohet pa votën e politikanëve shqiptarë  “Drejtuesit e partive politike kanë thënë që takime të tilla janë të mirëseardhura dhe askujt nuk i bëjnë dëm, pasi janë protokollare dhe në të mirë të popullit shqiptar. Jo zyrtarisht fliten gjëra të tjera se darka do të shfrytëzohen për t’u përmendur edhe një sërë çështjesh që i prekin shqiptarët e RMV-së.  Flitet më së shumti për procesin e ndryshimeve kushtetuese, në të cilin, shqiptarët kanë një rol tejet të rëndësishëm, pa votën e tyre nuk mund të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe për këtë shkak, do të flitet për rolin konstruktiv të tyre. Ende nuk kemi një njoftim mëtë saktë se cila do të jetë tema e bisedës”, raportoi Iljazi ndër të tjera.

Tags