Bislimi: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë mund të arrihet në fund të marsit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i137962-bislimi_marrëveshja_përfundimtare_me_serbinë_mund_të_arrihet_në_fund_të_marsit
Kreu i ekipit negociator i Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi në një intervistë për Euronews Serbia ka thënë se takimi midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit për propozimin franko-gjerman, ende nuk është mbajtur, përkundër premtimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 12, 2023 03:28 Europe/Tirane
  • Bislimi: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë mund të arrihet në fund të marsit

Kreu i ekipit negociator i Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi në një intervistë për Euronews Serbia ka thënë se takimi midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit për propozimin franko-gjerman, ende nuk është mbajtur, përkundër premtimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së.

Edhe pse nuk ka zbuluar detajet e propozimit, ai ka deklaruar se plani “de jure” e mbështet qëndrimin e Serbisë se nuk duhet të ketë njohje reciproke në këtë moment. “Marrëveshja e nënshkruar, pra e arritur më 23 nëntor, caktoi afatin se kur duhet mbajtur mbledhja e radhës e grupit special për normalizimin në Kosovë dhe BE. Prandaj, tashmë është rënë dakord që takimi të bëhet në fund të muajit mars. Kjo është arsyeja që zoti Kurti përmend fundin e marsit si afat për nënshkrimin e marrëveshjes. Nëse deri atëherë e kuptojmë se Serbia nuk ka ndërmend të jetë konstruktive gjatë dialogut, kjo do të thotë se procesi i nisur më 23 nëntor do të pezullohet dhe Kosova do të mund të vazhdojë të shqiptojë gjoba për targat ilegale që ende lëvizin nëpër Kosovë”, tha ndër të tjera Bislimi.