Xhaçka reagon ndaj deklaratave të ministrit britanik kundër shqiptarëve
(last modified Sun, 15 Jan 2023 07:04:04 GMT )
Janar 15, 2023 08:04 Europe/Tirane
  • Xhaçka reagon ndaj deklaratave të ministrit britanik kundër shqiptarëve

Ministria e Jashtme Olta Xhaçka ka dënuar deklaratat e bëra nga ministri britanik për Emigracionin kundër shqiptarëve.

Xhaçka i ka cilësuar të turpshme deklaratat kundër emigrantëve shqiptarë të përdorura nga ministri Robert Jenrick, ndërsa shton se ky është një linçim që i bëhet një komuniteti që ka kontributin e tij në ekonominë dhe shoqërinë e Britanisë së Madhe. Teksa shprehet e shokuar, Xhaçka tha se deklarata të tilla bëhen pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave të Shqipërisë dhe Britanisë të cilët vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe. E tronditur dhe pa fjalë kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për Emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë për disa vota më të mjerueshme. ‘Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin’! Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave të Shqipërisë dhe Britanisë të cilët vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve. Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm.

Tags