Rumania për refugjatët ukrainas: Duhet të punoni për të jetuar
(last modified Sun, 15 Jan 2023 07:04:02 GMT )
Janar 15, 2023 08:04 Europe/Tirane
  • Rumania për refugjatët ukrainas: Duhet të punoni për të jetuar

Qeveria rumune po planifikon të shkurtojë mbështetjen e saj financiare për refugjatët ukrainas të papunë në këtë vend për t'i inkurajuar ata që të gjejnë punë.

Kanali rumun "ProTV" në një raport njoftoi se autoritetet rumune po shqyrtojnë reduktimin e mbështetjes financiare për refugjatët ukrainas pasi shpenzuan më shumë se 500 milionë euro (540 milionë dollarë) nga fondet publike dhe private për t'i mbështetur ata. Sipas raportit, qëllimi i ndryshimeve të planifikuara është të inkurajojë emigrantët ukrainas që të gjejnë punë dhe të fillojnë të mësojnë gjuhën rumune. Sipas programeve aktuale të ndihmës, çdo qytetar ukrainas në Rumani mund të marrë një ndihmë financiare të pakushtëzuar jo më shumë se 2,000 lei (440 dollarë). Plani aktual i qeverisë rumune, do të jetë që çdo familjeje emigrantësh ukrainas t'i jepet ndihmë prej 440 dollarësh, nëse refugjatët janë të punësuar dhe fëmijët e tyre shkojnë në shkollën lokale. Që nga fillimi i operacionit ushtarak rus në Ukrainë në muajin shkurt, qeveria rumune ka dhënë rreth 565 milionë euro ndihmë për refugjatët ukrainas.

Tags