Presidentja Osmani në Selinë e Shenjtë, pritet nga Papë Françesku
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138534-presidentja_osmani_në_selinë_e_shenjtë_pritet_nga_papë_françesku
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në një audiencë private në Selinë e Shenjtë nga Papë Françesku. Në një njoftim në rrjetin social facebbok, presidentja shprehet e lumtur për pritjen dhe thotë se Papën e ka njoftuar vendosmërinë e Kosovës për t’i kontribuar paqes dhe e konsideron tepër të rëndësishme njohjen e Kosovës nga Vatikani.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 23, 2023 14:46 Europe/Tirane
  • Presidentja Osmani në Selinë e Shenjtë, pritet nga Papë Françesku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në një audiencë private në Selinë e Shenjtë nga Papë Françesku. Në një njoftim në rrjetin social facebbok, presidentja shprehet e lumtur për pritjen dhe thotë se Papën e ka njoftuar vendosmërinë e Kosovës për t’i kontribuar paqes dhe e konsideron tepër të rëndësishme njohjen e Kosovës nga Vatikani.

“Papën e njoftova me vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit tonë, mbi të cilat janë kultivuar e ruajtur prej afro dymijë vjetësh edhe raportet tona me Selinë e Shenjtë”, shkruan presidentja Osmani.

Ajo thotë se në mënyrë të veçantë e ka falënderuar Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës dhe thotë se e ka falënderuar për vendimin e tij të para pesë vjetëve, që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës.

“Ishte kënaqësi e veçantë po ashtu që të shkëmbeja me të pikëpamjet mbi orientimin euroatlantik të Kosovës dhe progresin e vendit tonë drejt këtij synimi. Thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë orientimi ynë i përbashkët. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore”, shkruan Osmani në Facebbok.