Kurti: Qeveria e përkushtuar për respektimin e plotë të lirive fetare
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138586-kurti_qeveria_e_përkushtuar_për_respektimin_e_plotë_të_lirive_fetare
Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi që zhvilloi me imzot Dodë Gjergji në Ipeshkvinë e Kosovës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 24, 2023 15:04 Europe/Tirane
  • Kurti: Qeveria e përkushtuar për respektimin e plotë të lirive fetare

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi që zhvilloi me imzot Dodë Gjergji në Ipeshkvinë e Kosovës.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga Ipeshkvia  e Kosovës, derisa e falënderoi Ipeshkvin për bashkëpunimin për Projektligjin për Liritë Fetare.

Duke biseduar për rëndësinë e rregullimit të statusit juridik të Kishës Katolike, u konfirmua përkushtimi i Qeverisë për ta rregulluar përmes ligjit, thuhet në njoftimin lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

“Në takimin e përbashkët me këshilltaren ligjore të kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua për liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U ritheksua mbrojtja e tyre përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta”, thuhet në njoftim.