Lajçak takohet me Daçiçin, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138618-lajçak_takohet_me_daçiçin_diskutojnë_për_dialogun_kosovë_serbi
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot në Bruksel kryediplomatin serb, Ivica Daçiç.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 25, 2023 04:16 Europe/Tirane
  • Lajçak takohet me Daçiçin, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot në Bruksel kryediplomatin serb, Ivica Daçiç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak ka njoftuar se kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi. “Mirëprita sot në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Kemi shkëmbyer mendime rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të aspiratave të Serbisë për në BE”, shkroi Lajçak në Twitter.