Lajçak takohet me Daçiçin, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
Janar 25, 2023 04:16 Europe/Tirane
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot në Bruksel kryediplomatin serb, Ivica Daçiç.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak ka njoftuar se kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi. “Mirëprita sot në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Kemi shkëmbyer mendime rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të aspiratave të Serbisë për në BE”, shkroi Lajçak në Twitter.
Tags