Bosnja një hap më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138698-bosnja_një_hap_më_afër_anëtarësimit_në_bashkimin_evropian
Me formimin e një qeverie qendrore të kryesuar nga Borjana Christo, Bosnja ka hedhur një hap më afër bashkimit të saj me Bashkimin Evropian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 26, 2023 08:01 Europe/Tirane
  • Bosnja një hap më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Me formimin e një qeverie qendrore të kryesuar nga Borjana Christo, Bosnja ka hedhur një hap më afër bashkimit të saj me Bashkimin Evropian.

Borjana Christo në dhjetor njoftoi se do të drejtonte një qeveri që do të punonte për integrimin e Bosnjës në Bashkimin Evropian. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kërkesa e Bosnjës për integrim në Bashkimin Evropian i është dorëzuar Bashkimit Evropian më 15 dhjetor. Këshilli i ri i Ministrave të Bosnjës me mbështetjen e 23 përfaqësuesve nga 42 përfaqësues në parlament, që është parlamenti shtetëror i këtij vendi, ra dakord me këtë kërkesë. Formimi i parlamenteve dhe qeverive në Bosnje vonohet për shkak të procesit të ndërlikuar të zgjedhjes së përfaqësuesve të çdo etnie.  Që nga fundi i luftës në këtë vend partitë nacionaliste serbe, boshnjake dhe kroate kanë sunduar Bosnjën dhe dallimet e tyre kanë penguar reformat dhe përparimin drejt anëtarësimit në BE.