Lajçak: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138700-lajçak_u_pajtuam_për_zbatimin_e_të_gjitha_marrëveshjeve
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të mbrëmshëm në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka deklaruar se me liderët kosovarë janë marrë vesh për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 26, 2023 11:22 Europe/Tirane
  • Lajçak: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të mbrëmshëm në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka deklaruar se me liderët kosovarë janë marrë vesh për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.

Pas takimit në një njoftim në Twitter , Lajçak ka thënë se “të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”.

“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, tha Lajçaku.

Evropiani Lajçak ka arritur mbrëmë në Kosovë, në përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë për normalizim. Brenda një javë ai vjen dy herë në Kosovë.

RTKlive