Kurti: Marrëveshjet duhet të zbatohen në tërësi, s’ka prioritet mes tyre
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138704-kurti_marrëveshjet_duhet_të_zbatohen_në_tërësi_s’ka_prioritet_mes_tyre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin e mbrëmshëm me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe deklarimin e këtij të fundit se janë pajtuar me Prishtinën për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit. Kurti tha se ndërmjet marrëveshjeve me Serbinë nuk ka hierarki, prandaj ato duhet të zbatohen në tërësi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 26, 2023 14:58 Europe/Tirane
  • Kurti: Marrëveshjet duhet të zbatohen në tërësi, s’ka prioritet mes tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin e mbrëmshëm me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe deklarimin e këtij të fundit se janë pajtuar me Prishtinën për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit. Kurti tha se ndërmjet marrëveshjeve me Serbinë nuk ka hierarki, prandaj ato duhet të zbatohen në tërësi.

Ky reagim i Kurtit erdhi pas pyetjeve të gazetarëve se a janë pajtuar që të zbatohet edhe Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet nga një marrëveshje tjetër, pra nuk ekziston hierarkia e atyre marrëveshjeve. Ato janë të vendosura në rrafshin horizontal”, deklaroi Kurti, i cili u fokusua edhe për angazhimin e fundit të diplomatëve amerikanë e evropian për arritje e një marrëveshjen finale me Serbinë.

“Diplomacia fluturuese i është bashkangjitur takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë dhe 10 nene. Kur e patëm marrë ne atë me datën 9 shtator, patëm thënë se është bazë e mirë për diskutime të mëpastajshme. Është një kornizë e platformë e cila na mundëson të ecim përpara, por nevojitet një proces negociator në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. Këto 10 nene nuk tolerojnë një nenë nga fundi të sillet i pari si parakusht”, deklaroi kryeministri Kurti.

Ai po ashtu në fund tha se marrëveshja me Serbinë ka kuptim vetëm njohja reciproke në qendër.

Ndryshe, këto deklarata Kurti i ka bërë pas konferencës ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”.

RTKlive