Sulmohet me armë zjarri një automjet i policisë në veri të Kosovës
Persona të dyshuar kanë shtënë sot me armë zjarri në drejtim të patrullës policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare lokacionin Banjskë–Izvor të komunës së Zveçanit, njofton policia e Kosovës.
Sipas Policisë, fatmirësisht nuk raportohet për zyrtarë policorë të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, përkatësisht në dritaren/xhamin e automjetit zyrtar nga ana e majtë e shoferit, i cili dyshohet të ketë qenë edhe objekt i sulmit me armë zjarri.Policia ka gjetur një automjet të braktisur disa metra larg vendit të ngjarjes që dyshohet se mund të jetë i përfshirë në incident, Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vërejtur edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur. Në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, vrasje në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në komunikatën e Policisë.