6 kushtet për Asociacionin’, Vuçiç: Kurti po tallet më shumë me ndërkombëtarët
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se gjashtë kërkesat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për formimin e Asocicacionit, është më tepër një tallje me ndërkombëtarët, sesa me serbët.
Deklaratën, Vuçiç e dha në një seancë të posaçme të Kuvendit të Serbisë, ku po diskutohet për Kosovën, shkruan Euronews Serbia. “A do të thotë kjo se ata nuk do të formohen, ndoshta nuk do të formohen, por kjo është një tallje e komunitetit ndërkombëtar më shumë sesa ndaj nesh,” theksoi presidenti. Vuçiç u shpreh se Asociacioni është i përcaktuar me marrëveshjen e parë dhe se ekzistojnë katër marrëveshje për përmbajtjen e bashkësisë. Dje në parlament, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se 90 për qind e asaj që është bërë publike për planin franko-gjerman është e vërtetë dhe është lëshuar nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të cilët ishin të kënaqur me të. Sipas tij, problemi më i madh është neni i katërt i atij dokumenti, i cili përcakton se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”