Berisha zbulon planin për protestën e 11 shkurtit
Shkurt 05, 2023 04:19 Europe/Tirane
7 ditë para protestës së 11 shkurtit, Sali Berisha foli për skenarët dhe planet e zhvillimit të tubimit të parë të Partisë Demokratike për vitin 2023.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se opozita do të jetë e fokusuar që çështjen Mcgonigal ta çojë deri në fund, duke premtuar që për kryeministrin Rama të ketë fund të njëjtë si ai i ish-agjentit të FBI. Berisha sqaroi edhe lëvizjet që do të bëj Partia Demokratike në rast se të drejtën për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit me logon zyrtare të PD do e ketë grupimi i udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj.
Tags