Përjashtohen 8 deputetët e PD, Boçi: Duan t’i mbyllin gojën opozitës
(last modified Thu, 09 Feb 2023 07:27:44 GMT )
Shkurt 09, 2023 08:27 Europe/Tirane
  • Përjashtohen 8 deputetët e PD, Boçi: Duan t’i mbyllin gojën opozitës

Komisioni i Etikës ka vendosur të përjashtojë 8 deputetë të Partisë Demokratike për shkak se bllokuan seancën e fundit plenare dhe nuk lejuan zhvillimin normal të saj.

Opozita kërkoi që kjo mbledhje të zhvillohej e hapur dhe në prani të medias, kërkesë e cila u kundërshtua nga mazhoranca duke bërë që deputetët e Partisë Demokratike të transmetonin momente nga mbledhje në rrjetet e tyre sociale. Përjashtimi me 10 ditë nga pjesëmarrja në seanca plenare që përkon me dy të tilla, dhe mospjesëmarrja në komisione është cilësuar nga deputetët si një mënyrë për t’i mbyllur gojën opozitës. Ndërsa deputeti demokrat Ervin Salianji e ka cilësuar si një tentativë për të sfumuar skandalin me ish-agjentin e FBI Charles McGonigal. Deputetët Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, sipas vendimit përjashtohet për 10 ditë nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare.

Tags