Kurti: Pse Serbia nuk ua mundëson Asociacionin një-etnik minoriteteve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139464-kurti_pse_serbia_nuk_ua_mundëson_asociacionin_një_etnik_minoriteteve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një foto me komunat serbe që udhëhiqen nga kryetarët joserb dhe ka pyetur se pse Serbia nuk ua mundëson Asociacionin një-etnik atyre, ndërsa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 09, 2023 14:15 Europe/Tirane
  • Kurti: Pse Serbia nuk ua mundëson Asociacionin një-etnik minoriteteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një foto me komunat serbe që udhëhiqen nga kryetarët joserb dhe ka pyetur se pse Serbia nuk ua mundëson Asociacionin një-etnik atyre, ndërsa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë.

Kurti ka shkruar në 'Facebook', se Pse Serbia nuk ua mundëson Asociacionin një-etnik minoriteteve.

"Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi?. Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët", tha ai,

Sipas tij, 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. "Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?", tha ai.

RTKlive