Opozita ka bërë thirrje për një grevë mbarëkombëtare të hënën (sot).
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139658-opozita_ka_bërë_thirrje_për_një_grevë_mbarëkombëtare_të_hënën_(sot).
“Regjim i kalbur dhe hajdut”, Meta fton qytetarët në protestën para Kuvendit
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 13, 2023 04:38 Europe/Tirane
  •   Opozita ka bërë thirrje për një grevë mbarëkombëtare të hënën (sot).

“Regjim i kalbur dhe hajdut”, Meta fton qytetarët në protestën para Kuvendit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen nesër protestës që do të zhvillohet në orën 17:00 para Kuvendit.  Në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, Meta shkruan se protesta e ditës së djeshme ishte prova më e lartë e dinjitetit qytetar dhe patriotik.  Më tej ai shton se ka ardhur ora për t’u përballur me regjimin armik dhe hajdut.  “Kjo protestë historike dhe madhështore është prova më e lartë e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik. Sot është ora për t’u përballur në një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur, hajdut, abuzues  dhe armik të provuar të interesit publik dhe kombëtar.”- thotë ai. Ndërsa Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se ditën e nesërme protesta para Kuvendit do të jetë e fuqishme.  Në një takim me kryetarët e degëve në Tiranë, lideri i PD se qytetarët do të protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve.  “Ti mohosh një opozite të drejtën e kontrollit, shkelmon mbi 620 mijë njerëz që kanë votuar kundër qeverisë. Ti mohosh një opozite legjitime, të drejtën e fjalës, shkelmon mbi votën 620 mijë qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.  Ti mohosh të drejtën për ti kërkuar mocion, faktikisht çfarë e shndërron parlamentin. E shndërron në një turp kombëtar. Sigurisht të gjitha këto bëhen që ne të bojkotojmë parlamentin dhe atëherë etiketa, apo akuza se këta bojkotojnë. Asnjë orë nuk e bojkotojmë, ua them unë këtu, ne ashtu siç është ashtu do të rrimë. Por parlamenti do të ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij.  Zgjedhësit e Tiranës dhe Shqipërisë do të vijnë të protestojnë. Pse do të protestojnë? Do të protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve, që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe qytetarët e Tiranës, demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjmë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë. Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues. Aty shkelmohet çdo seancë kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Atëherë, duhet tu dalim zot. Atëherë duhet tu dalim zot”- tha ai.